Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Moti i keq gjunjëzon Italinë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 09:24 | Bota
Moti i keq gjunjëzon Italinë

Vijon të jetë e rënduar situata në disa rajone të Italisë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në ditët e fundit. Reshje të dendura shiu, borë, përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati është panorama që sheh në shumë zona italiane dhe që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në Toskana dhe Emilia autoritetet kanë ngritur alarmin për përmbytjen e zonave të tëra pasi lumenjtë rrezikojnë të dalin nga barrierat e tyre. Në orët në vijim pritet shirat të dendura që mund të ndihmojnë në përkeqësimin e situatës. Lumenjtë Arno dhe Reno janë që në këto momente në pikën kritike.

Mijëra persona vijojnë të jenë pa energji elektrike në Alto Adige prej disa ditësh për shkak të dëborës. Raportohet se edhe disa rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës është e madhe.

Mbrojtja Civile ka nxjerrë alarmin e kuq në Emilia Romagna për shkak të lumenjve me prurje të mëdha uji. Shirat e orëve të ardhshme mund të ndikojnë në fryrjen e mëtejshme të lumenjve Secchia, Panaro, Naviglio, Tiepido, Sillaro, Savena, Idice, Navile, Quaderna, Santerno e Senio.

Nga rrëshqitjet e dherave në Pusteria, të provincës së Bolzanos, një tren doli nga shinat dhe mbeti i bllokuar. U mbyllën gjithashtu për motive sigurie disa akse rrugor në San Sigismondo, San Lorenzo

Kjo javë ka qenë intensive për zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në rreth 8000 mijë raste në të të gjitha gadishullin. Në 36 orët e fundit janë regjistruar 450 raste të ndërhyrjes së tyre në Emilia Romagna dhe 380 në Toskana.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli