Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 25%
  • Më i zënë në punë 50%
  • Ndihmon në shtëpi 25%

“Non grata” në Presidencë, vjen reagimi i Borchardt

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 20:45 | Politikë
“Non grata” në Presidencë, vjen reagimi i Borchardt

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, ka reaguar pas lajmit se Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër eprorëve të tij ku i thotë se ambasadori është i padëshirueshëm në Presidencë.

Burime për A2 thonë se arsyet e këtij vendimi të Presidentit janë dy: fakti që vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019, si dhe i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.

Duke dalë nga selia e Partisë Demokratike, Borchardt tha: "Nuk komentoj asgjë. OSBE është organizatë legjitime, jemi për dialog".

https://a2news.com/2019/11/18/meta-leter-osbe-ambasadori-borchardt-eshte-i-padeshirueshem-ne-presidence/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani