Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

U konfliktuan pasi përplasën makinat, qëllon aksidentalisht me pistoletë kunatin

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2019, 15:19 | Kronikë
U konfliktuan pasi përplasën makinat, qëllon aksidentalisht me

Një konflikt mes disa personave ka mbrëmjen e së dielës në aksion Levan-Vlorë pas përplasjes së dy automjeteve, ndërsa ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar

Policia bën të ditur se mbrëmjen e së dielës, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Menjëherë pas veprimeve hetimore të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskwagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti. Për pasojë pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë rast, policia ka arrestuar në flagrancë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Armëmbajtja pa leje”, "Kanosja", "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", shtetasit: M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë,  S. Q., 20 vjeç dhe  E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier. Gjithashtu, për "Moskallëzim Krimi" shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani