Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat për përdhunim, Suedia pezullon hetimet kundër Julian Assange

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 17:56 | Bota
Akuzat për përdhunim, Suedia pezullon hetimet kundër Julian

Prokurorët në Suedi pezulluan hetimin lidhur me akuzat për përdhunim kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Ky i fundit mohon akuzat dhe ka shmangur ekstradimin për 7 vite duke u strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej 2012-ës.

https://a2news.com/2019/04/11/policia-britanike-arreston-themeluesin-e-wikileaks-julian-assange/

48-vjeçari u dëbua nga selia diplomatike në prill të këtij viti dhe u dënua me 50 javë burg nga drejtësia britanike për shkelje të lirisë me kusht.

https://a2news.com/2019/05/13/akuzohet-per-perdhunim-suedia-rihap-hetimet-kunder-assange/

Aktualisht, Assange po mbahet në burgun Belmarsh të Londrës, ndërsa është në pritje edhe të një procesi tjetër ekstradimi për në Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni e akuzon themeluesin e Wikileaks për spiunazh dhe zbulim të sekreteve shtetërore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë