Bonucci zgjat kontratën me Juven: Dua të fitoj Champions-in – A2

Bonucci zgjat kontratën me Juven: Dua të fitoj Champions-in

Leonardo Bonucci ka zgjatur deri në vitin 2024 kontratën që e lidh me Juventusin.

Njoftimi erdhi papritur, por qendërmbrojtësi bardhezi u shpreh se nuk ka pasur kurrë dyshime për të ardhmen.

“Është një ditë historike për mua, e paharrueshme, është një ëndërr që realizohet. Për mua, Juventusi është shtëpia ime”, deklaroi zv/kapiteni i Juventusit.

Më pas, Bonucci foli për objektivat që ka: “Në fund të aventurës sime me Juven do të isha i lumtur nëse do t’i fitoja edhe trofetë që më mungojnë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2