Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Borchardt u shpall “non grata” në Presidencë, OSBE reagon për A2

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 19:21 | Politikë
Borchardt u shpall “non grata” në Presidencë, OSBE reagon

Prania e OSBE-së në vendin tonë, e kontaktuar nga A2 në lidhje me faktin që ambasadori i OSBE-së nuk është më i mirëpritur në Presidencë, ka theksuar se OSBE-ja inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet shqiptare.

“OSBE e ka mbajtur shënim qëndrimin e Presidentit të Republikës. Si një partner i vjetër i Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet shqiptare dhe mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për vazhdimësinë e agjendës kombëtare”, shprehet zyra e OSBE-së në vendin tonë.

https://a2news.com/2019/11/18/meta-leter-osbe-ambasadori-borchardt-eshte-i-padeshirueshem-ne-presidence/

Kabineti i Presidentit i ka dërguar ditën e hënë një shkresë zyrtare prezencës së OSBE-së në Tiranë, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme, ku shpjegon dy arsyet që kanë çuar Ilir Metën të ndërpresë marrëdhëniet me ambasadorin Borchardt: fakti që vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019, si dhe i tregoi publikisht gishtin qytetarëve shqiptarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë