Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Duka: Hysaj qëndron te Napoli, do të ikë Ancelotti

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 10:37 | Futboll
Duka: Hysaj qëndron te Napoli, do të ikë Ancelotti

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për të ardhmen e Elseid Hysajt te Napoli.

“Është një lojtar shumë i mirë, më pëlqen. Edhe me Francën bëri një ndeshje të madhe. Meriton të luajë më tepër dhe sipas meje në janar do të qëndrojë te Napoli, sepse do të jetë trajneri Ancelotti ai që do të largohet”, citohet Duka.

“Më vjen keq për Carlo-n, sepse jam edhe tifoz me Milan-in, por me sa di unë, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri. Pastaj, në fund të sezonit, Elseidi mund të luajë gjetkë. Më kanë thënë që nuk është e lehtë të punosh me presidentin De Laurentiis”.

Hysaj mbërriti te Napoli nga Empoli në vitin 2015, bashkë me mentorin e tij Maurizio Sarri, duke qenë një nga protagonistët e skuadrës. Por me mbërritjen e Ancelotti-t, ka humbur vendin në formacion. Këtë vit, ka luajtur vetëm 4 ndeshje, prej tyre vetëm 1 si titullar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani