Durrës, Artur Çobani emërohet drejtor i ri i Kadastrës – A2

Durrës, Artur Çobani emërohet drejtor i ri i Kadastrës

Artur Çobani është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Çobani vjen në këtë detyrë pas arrestimit të ish drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata ë Apelit. 

Mësohet se Çobani më herët ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

Shkarkoni aplikacionin e A2