Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Euro 2020, Gjermania, Belgjika dhe Holanda me “breshëri” golash, kualifikohet Uellsi

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 23:12 | Futboll

Me ditën e sotme përfunduan garat e kualifikueseve për EURO 2020, me ekipin e fundit që kualifikohet direkt. Bëhet fjalë për Uellsin, që mund në përballjen direkte të grupit E Hungarinë, falë dy golave të “yllit” Aaron Ramsey.

Uellsi lë pas jo vetëm Hungarinë por edhe Sllovakinë, që u eliminua edhe pas fitores 2-0 me Azerbajxhanin.

Në grupet e tjera kualifikimet ishin të përcaktuara, por nuk munguan golat dhe emocionet. Gjermania shkatërroi 6-1 Irlandën e Veriut, ku miqtë dolën në avantazh në minutat e para, por më pas një Gnabry në formë super realizoi një tripletë, i ndjekur nga pas nga dy golat e Goretzka dhe golit të Brandt.

Gnabry protagonist me tre gola në fitoren 6-1 të Gjermanisë me Irlandën e Veriut

Me të njëjtin rezultat dhe sekuencë golash përfundoi ndeshja Belgjikë- Qipro, ku pikërisht qipriotët kalojnë fillimisht në avantazh, dhe më pas nuk munden të frenojnë furinë e belgëve, me Benteke dhe De Bruyne që shënojnë dy gola secili.

Shënon tre gola Wijnaldum në fitoren e pastër 5-0 të Holandës ndaj modestëve të Estonisë, ashtu si Rusia ndaj San Marinos.

Asnjë problem për Belgjikën, 6-1 ndaj Qipros

Polonia mund 3-2 Slloveninë, duke i lejuar Maqedonisë së Veriut që me fitoren 1-0 ndaj Izraelit të renditet e treta në grup. Ballkanasit mund të ngushëllohen gjithsesi në mars, kur do të përballen me Kosovën në Nation League për një vend në Euro 2020.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli