Fati i Ukrainës mund të vendoset në dhjetor, ulet në tavolinë me Rusinë, Francën dhe Gjermaninë – A2

Fati i Ukrainës mund të vendoset në dhjetor, ulet në tavolinë me Rusinë, Francën dhe Gjermaninë

Fati i Ukrainës mund të përcaktohet në dhjetor. Liderët ukrainas do të ulen në një tavolinë muajin e ardhshëm me kolegët e tyre rus, francez dhe gjerman për të mundësuar një marrëveshje të qëndrueshme midis palëve në konflikt.

Qysh nga viti 2014, forcat ukrainase përballen me rebelët pro-rusë të krahinave lindore, konflikt ky që në 5 vjet i ka kushtuar jetën rreth 13 mijë personave.   

Do të shkojmë në takim me mendje të hapur, të gatshëm për të pranuar një kompromis të arsyeshëm”, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko, në një konferencë shtypi të përbashkët me kolegun gjerman Heiko Maas.  

Takimi do të zhvillohet në një klimë të nxehtë politike për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili pas polemikave për bisedat me presidentin amerikan Donald Trump, edhe pse i ndjekur pozitivisht nga pjesa më e madhe e popullsisë, ka filluar të kritikohet nga disa për një qasje të cilësuar si “të butë” ndaj Rusisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2