Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fotoja virale e një ndeshjeje U15 në Holandë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 15:20 | Futboll

Fotoja e David Easmon, mbrojtës qendre i skuadrës së 15-vjeçarëve të Ajax, është bërë virale për shkak të përmasave fizike të futbollistit.

14-vjeçari është shumë më i madh në trup sesa kundërshtarët e Spartës së Roterdamit me të cilët ka qenë përballë dhe kjo gjë ka bërë shumë përshtypje jo vetëm në Holandë, por edhe jashtë kufijve të saj.

Ajax fitoi me rezultatin e thellë 6-2 këtë takim dhe Easmon shënoi një gol, ndërkohë që dha edhe një pasim për gol.

Në Twitter, klubi holandez e ka konsideruar Easmon si një nga talentet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë në ekipin e nën 15-vjeçarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë