Informaliteti në ekonomi, Qeveria nuk ka shifra sesa është kjo dukuri – A2

Informaliteti në ekonomi, Qeveria nuk ka shifra sesa është kjo dukuri

Në ekonomi, niveli i informalitetit vlerësohet si një ndër shkaktarët e mos vlerësimit si duhet të treguesve të tjerë. Kjo pasi ekonomia është gjithëpërfshirëse dhe brenda saj përmban edhe ekonominë gri, që sipas të dhënave të Bankës Botërore në Shqipëri vlerësohet në rreth 50%, ndërkohë që të dhëna zyrtare nuk ka.

Një studim i qendrës studimore të taksave ALTAX evidenton se vlerësimet më të sakta të ekonomisë joformale mund të ndihmojnë politikat më efektive për rishpërndarjen e të ardhurave, uljen e varfërisë dhe zhvillimin e ekonomisë.

Madje, sipas ekspertëve formalizimi i aktiviteteve joformale nuk është thjesht dhe vetëm për mbledhjen e taksave ose për qëllime të zbatimit të ligjit, por për të përmirësuar mirëqenien. Kjo, pasi tregu joformal siguron punësim dhe të ardhura për njerëzit që nuk gjejnë punë lehtësisht në tregun formal, ose plotëson të ardhurat e tyre të pamjaftueshme nga punësimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2