Kualifikueset “Euro 2020”, Gjermania kërkon vendin e parë, kërcënon Holanda – A2

Kualifikueset “Euro 2020”, Gjermania kërkon vendin e parë, kërcënon Holanda

Ndërsa eliminatoret e “Euro 2020” ulin siparin në mbrëmje për këtë edicion, Gjermania do të kërkoj fitoren në ndeshjen e fundit përballë Irlandës së Veriut për të siguruar vendin e parë në grupin C.

“Panzerat” janë të parët në klasifikim, por ndjejnë kërcënimin e Holandës që do të luajë me Estoninë e vendit të fundit. Një hap fals sot nga Gjermanët dhe një fitore e “tulipanëve” do të sillte rrokadën në krye të këtij grupi, me Holandën që do të merrte kryesimin.

Ndeshje finale do të jetë ajo mes Hungarisë dhe Uellsit, me dy përfaqësueset që luftojnë për kualifikimin. Në garë, po në këtë grup është edhe Sllovakia që ja del vetëm nëse mund Azerbajxhanin dhe Hungaria e Uellsi ndahen në barazim.

Shkarkoni aplikacionin e A2