Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Kushtetuesja”, edhe Avokati i Popullit raport kritik ndaj kreut të KED

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 10:04 | Aktualitet
“Kushtetuesja”, edhe Avokati i Popullit raport kritik ndaj kreut

Kritik ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk është vetëm Presidenti. Edhe Avokati i Popullit, në gjetjet paraprake të raportit që po përgatit mbi veprimtarinë e KED-së, vëren një mungesë të theksuar transparence sa i përket listimit të kandidatëve për në gjykatën kushtetuese.

Avokati i popullit thekson se procesi i vlerësimit të kandidatëve është bërë në mungesë tërësore të transparencës dhe vetëm publikimi përfundimtar i vendimit të miratimit të listave, është përpjekur të përmbushë elementin e transparencës.

https://a2news.com/2019/11/17/meta-per-dvoranin-eshte-katica-e-reformes-per-drejtesi-provat-po-shtohen-video-po-pergatitet/

Jo transparente, sipas Avokatit të Popullit, ka qenë edhe mënyra e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës.

Sa i përket rolit të kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani, të cilin Presidenti e akuzon për shkelje të Kushtetutës, Avokati i Popullit vëren se ai ka vepruar në mungesë transparence. Nuk pati asnjë njoftim publik për dërgimin në kohë të ndryshme të listave dhe pse kjo u bë nga Kryetari Dvorani pa një vendimmarrje të Këshillit, vëren raporti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë