Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Maradona, trajner për vetëm 3 muaj!

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 12:02 | Futboll
Maradona, trajner për vetëm 3 muaj!

Vetëm tre muaj. Kaq zgjati aventura e Diego Armando Maradona-s në krye të Gimnasia La Platas.

Mes lotëve, trajneri i’a konfirmoi vendimin e marrë skuadrës. Zgjedhja e bërë nga “Pibe de Oro” lidhet me faktin se presidenti i klubit, Pelegrino nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në postin që mban.

“Largohem prej besnikërisë për presidentin. Ai më dha mundësinë të kthehem në vendin tim”, ishte mesazhi prekës i Maradonës.

Futbollistët dhe stafi i kërkuan legjendës argjentinase të qëndrojë në krye të stolit deri në fund të vitit, pra edhe për tre ndeshje dhe trajneri pritet të drejtojë skuadrën në sfidën e kësaj fundjave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani