Renditja për Prokuror të Përgjithshëm, Marku i kërkon KLP-së detajet e pikëzimit – A2

Renditja për Prokuror të Përgjithshëm, Marku i kërkon KLP-së detajet e pikëzimit

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë vënien në dispozicion të pikëzimit të detajuar të përpiluar nga secili prej anëtarëve gjatë plotësimit të listës me tre emra që iu dërgua Kuvendit për votim.

Marku u rendit e dyta në atë listë, pas vartësit të saj Olsian Çela.

Marku kërkon listën “me qëllim që të vlerësoj të drejtën për të ushtruar ankim kundër verifikimit të KLP”.

Shkarkoni aplikacionin e A2