“Rezultate shumë zhgënjyese”, Tottenham shkarkon trajnerin Mauricio Pochettino – A2

“Rezultate shumë zhgënjyese”, Tottenham shkarkon trajnerin Mauricio Pochettino

Tottenham ka shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino, i cili kishte 5 vite në stolin e ekipit londinez.

“Jemi të keqardhur për këtë ndryshim dhe ky nuk ka qenë një vendim që është marrë lehtë apo në nxitim”, lexohet në komunikatën e Tottenham.

“Rezultatet e ekipit në fundin e sezonit të kaluar dhe në fillimin e sezonit aktual kanë qenë shumë zhgënjyese”, shton më tej komunikata.

Tottenham renditet në vendin e 14, me 14 pikë, pas 12 ndeshjeve të luajtura në Premier League.

Shkarkoni aplikacionin e A2