E kryer, arrihet marrëveshja, Reja rinovon për 4 vite me Shqipërinë – A2

E kryer, arrihet marrëveshja, Reja rinovon për 4 vite me Shqipërinë

Foto arkivi

Edi Reja dhe Shqipëria do të jenë së bashku edhe për të paktën 4 vite. Trajneri italian dhe presidenti Duka, pas një takimi, që sipas burimeve të A2, ka zgjatur gati 5 orë, kanë gjetur gjuhën e përbashkët, çka sjellë edhe rinovimin e Rejës, gjë që pritet vetëm të zyrtarizohet.

Orët e fundit u mendua se mund të kishte probleme për rinovimin e kontratës së teknikut të Kombëtares, madje në disa media italiane flitej edhe për një lamtumirë të 74-vjeçarit.

Mirëpo, takimi i gjatë i ka përmbysur spekulimet, madje mund të gjykohet si i kryer përfundimisht rinovimi në krye të stolit. Bëhet fjalë për një kontratë 4 vjeçare, me trajnerin Reja që do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon.

Shkarkoni aplikacionin e A2