“Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncerti që do të jehojë me muzikën e Feim Ibrahimit – A2

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncerti që do të jehojë me muzikën e Feim Ibrahimit

Pas koncerteve në shesh, artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit i rikthehen skenës, asaj të vërtetës.

Edhe pse pa një shtëpi artistike, kjo nuk i pengon edhe këtë nëntor të sjellin muzikë të mirë. “Rrjedh në këngë e ligjërime” është homazhi dhe nderimi që vjen për artistin Feim Ibrahimi.

Artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit do t’i bashkangjiten në këtë manifest edhe kineastë, balerinë apo miq të artistit që krijoi muzikë të mirë për kinemanë, baletin, muzikën e dhomës, operan apo festivalet.

Koncerti do të mbahet më 21 nëntor në sallën e koncerteve pranë Katedrales Ortodokse, sepse ky është ambienti më i mirë që sot mund të gjejë për të tilla koncerte Teatri i Operas dhe Baletit.

Shkarkoni aplikacionin e A2