Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rusia shpëton 32 fëmijë nga kampi i ISIS në Irak

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 11:22 | Bota

Rusia ka arritur të shpëtojë 32 fëmijë, të moshës nga 1 deri në 3 vjeç, nga një kamp në Irak ku mbaheshin familjarë të luftëtarëve të ISIS, ndërsa nënat e tyre ishin në pritjeve të gjykimit atje.

Të vegjlit mbërritën në Moskë të hënën në mbrëmje me një avion të Ministrisë së Jashtme dhe u dërguan menjëherë në spital për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor. Grupi i fundit i fëmijëve ishte pjesë e 122 të miturve, të moshës 1 deri në 15 vjeç, që janë tërhequr vazhdimisht nga Iraku që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Luftëtarët nga Rusia përbënin një prej grupeve më të mëdha brenda ISIS, pjesa dërrmuese nga rajonet në Kaukaz ku popullsia është me shumicë myslimane, si Çeçenia apo Dagestani. Shtete si Franca, Britania apo Danimarka, u kanë hequr nënshtetësinë luftëtarëve të huaj, ndërsa Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, u ka bërë thirrje që të kthehen. Në fillim të nëntorit, Alexander Bortnikov, kreu i Agjencisë Ruse të Inteligjencës, FSB, paralajmëroi se në Irak dhe Siri mund të jenë 2000 gra dhe fëmijë të luftëtarëve të ISIS që mund të kthehen në Rusi. Autoritet ende nuk kanë sqaruar se kush do të kujdeset për këta fëmijë në Rusi.

Sipas organizatave monitoruese ndërkombëtare, në kampet e këtij lloji në Irak dhe Siri mund të ketë mijëra gra dhe fëmijë, që kanë mbetur aty ndërsa familjarët e tyre meshkuj kanë vdekur në luftime ose janë kapur rob. Në njërin prej këtyre kampeve, Al-Hawl në Siri, A2 ishte javën e kaluar, prej nga solli dëshmi të grave dhe fëmijëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS.

https://a2news.com/2019/11/12/a2-sjell-deshmite-e-shqiptareve-nga-kampi-al-hawl-na-ktheni-ne-vendin-tone/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani