Të hënën, opozita draft për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Propozimet t’i paraqesë në Komision – A2

Të hënën, opozita draft për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Propozimet t’i paraqesë në Komision

Burime nga opozita kanë bërë të ditur se ditën e hënë do të publikohet drafti për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë, paraditen e sotme është zhvilluar tryeza e dytë e organizuar nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore në nivel teknik. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të paraqesë propozimet e saj në Komision.

“Ne e presim PD-në të vijë me propozime konkrete në procesin e Reformës Zgjedhore dhe në momentin që të shohim propozime të shkruara do të shprehemi në lidhje me to. Ne e mirëpresim PD-në në tryezë”, tha Gjiknuri.

Shkarkoni aplikacionin e A2