Vaksina e gripit aplikohet në grupet e riskut, refuzojnë skeptikët – A2

Vaksina e gripit aplikohet në grupet e riskut, refuzojnë skeptikët

Gripi ende nuk është izoluar, por në qendrat shëndetësore po kryhet vaksinimi kundër tij.

Të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë kryesisht, u rekomandohet vaksinimi falas për të parandaluar komplikacionet e tij.

Por, fushata kundër gripit ka shtuar skeptikët. Ndryshe nga të tjerët, ata refuzojnë vaksinën.

Mjekët theksojnë se vaksina kundër gripit nuk shkakton efekte anësore. Për herë të parë këtë vit, në vaksinim janë përfshirë edhe fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç dhe për një kategori të caktuar cilësohet e domosdoshme kjo formë mbrojtje.

138 mijë doza janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Vaksina është e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe, sipas specialistëve, kjo është koha më e mirë për ta kryer, pasi nuk ka virusë të gripit në qarkullim.

Shkarkoni aplikacionin e A2