Vendbanimet izraelite, BE kritikon SHBA: Pushtimi i Palestinës është i paligjshëm – A2

Vendbanimet izraelite, BE kritikon SHBA: Pushtimi i Palestinës është i paligjshëm

Bashkimi Europian kritikon vendimin e administratës amerikane, që i cilësoi të ligjshme, vendbanimet izraelite në territorin e Palestinës.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme, Federica Mogherini publikoi një deklaratë, në të cilën konfirmon qëndrimin e pandryshuar të Brukselit. “I gjithë aktiviteti me vendbanimet është i paligjshëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe shkatërron mundësinë e zgjidhjes me dy shtete si dhe perspektivën për një paqe të qëndrueshme”, shkruan Mogherini.

Vendimi I Shteteve të Bashkuara është dënuar dhe nga Turqia. Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu tha se asnjë shtet nuk duhet të jetë mbi ligjin ndërkombëtar. Ai i bëri thirrje vendeve të tjera që të mos njohin vendimin e administratës amerikane.

Shkarkoni aplikacionin e A2