Zbulohet fabrika që falsifikonte markat e njohura në Napoli – A2

Zbulohet fabrika që falsifikonte markat e njohura në Napoli

Autoritete italiane arrestuan bosin e një kompanie në qytetin italian të Napolit, i cili kishte punësuar në të zezë dhjetëra punonjës pa dokumente, që prodhonin produkte lëkure për disa prej kompanive më të njohura të modës, si Armani, Saint Laurent apo Fendi.

Vincenzo Capezzuto, kreu i “Moreno Srl”, u dënua me arrest shtëpie lidhur më akuzat për punësim të paligjshëm dhe rrëmbim. Burime hetimor dhe të industrisë thanë se fabrika gjendej në periferinë e Melitos në Napoli, ku jeton një numër i madh emigrantësh.

Asnjë prej brandeve luksoze nuk konfirmoi lidhjet me Morenon, me Saint Laurent që mohoi bashkëpunimin dhe Armanin që tha se firma nuk ishte një prej nënkontraktorëve direkt të tij.

Sipas të dhënave, industria e produkteve luksoze gjeneroi rreth 276 miliardë euro të ardhura në 2019-n. Por rasti nxjerr në pah botën e errët të punës në fabrika, dhe ekspozon nënkontraktorët e dyshimtë që fshihen pas industrisë.  Gjatë bastisjes së ambienteve, rreth 50 punonjës, përfshirë një grua shtatzënë dhe dy adoleshente, ishin fshehur në nje depo të produkteve të lëkurës.

Shkarkoni aplikacionin e A2