Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Basha në samitin e PPE: Shqipëria sot në udhëkryq, ja vizioni im europian

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 19:47 | Politikë
Basha në samitin e PPE: Shqipëria sot në udhëkryq, ja

Lulzim Basha u paraqit përpara partive simotra europiane të PPE-së me një mesazh që ai e quajti “shprese dhe optimizmi”.

Një mesazh, tha kryedemokrati, që shpjegon se Shqipëria është një vend që i qëndron vlerave europiane, edhe kur ato shihen me skepticizëm nga të tjerët: “Një vend, qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera. Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit. Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet. Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes”. 

Në samitin e PPE të mbajtur në Zagreb, Basha prezantoi edhe vizionin e tij për Shqipërinë europiane: “Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur. Një vizion për brezat e ardhshëm. Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve”. 

Basha theksoi se beson te reformat me standarde europiane, ndonëse pohoi se kjo nuk do të ndodhë brenda natës: “Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standartet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku. Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”. Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit”.   

Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq, tha Basha, ndërsa theksoi se nuk mund të pranojë që katër vitet e ardhshme të kenë të njëjtin çmim si katër vitet e shkuara. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani