Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Berlin, vritet me thikë djali i ish-presidentit gjerman

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 17:42 | Bota

Një vrasje ende misterioze ka tronditur opinionin publik gjerman, teksa Fritz von Weizsäcker, djali i ish-presidentit gjerman Richard von Weizsäcker, është sulmuar me thikë nga një person për shkaqe ende të panjohura.

Viktima, 59-vjeçar,  ishte një mjek i afirmuar në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pak pasi mjeku kishte përfunduar një konferencë për shtyp, në spitalin ku punonte. Një polic i veshur civil që ndodhej aty pranë nuk mundi të shmangte vrasjen, madje gjatë përballjes me vrasësin pësoi disa lëndime, ndërkohë që vrasësi u arrestua.   

Viktima, Fritz von Weizsaecker

Viktima ishte pinjoll i një prej familjeve më të njohura dhe aristokrate të Gjermanisë, ku spikati i ati Richard, kryebashkiak i Berlinit Perëndimor dhe president i Gjermanisë Perëndimore dhe më pas i asaj të bashkuar për një dekadë, nga viti 1984 deri në 1994, i vetmi president gjerman që shërbeu për dy mandate të plota.

Në të majtën, Richard von Weizsäcker me presidentin amerikan Reagan.

Në rini, Richard von Weizsäcker kishte shërbyer si kapiten në ushtrinë gjermane gjatë luftës së dytë botërore, por më pas kishte ndihmuar disa herë organizatorët e atentatit kundër Hitlerit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë