Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kontrollohet kompjuteri i “Arbi Garden”, zbulohet biseda e Çekajt me një spanjoll

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 11:42 | Kronikë
Kontrollohet kompjuteri i “Arbi Garden”, zbulohet biseda e

Prokuroria kërkoi 21 vite burg për Arbër Çekajn, i akuzuari kryesor për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri. Ai u ekstradua nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, janë zbuluar detaje të reja nga hetimi në lidhje me Çekajn. Sipas Prokurorisë, nga këqyrja që i është bërë kompjuterit të shoqërisë “Arbi Garden”, janë rikuperuar biseda në “chat”. Një prej tyre, i përket prillit 2015, kur Arbër Çekaj flet me një shtetas spanjoll.

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Shtetasi spanjoll: E di, e di. Je pa faj.

https://a2news.com/2019/11/20/kokaina-te-bananet-prokuroria-kerkon-21-vite-burg-per-arber-cekajn/

Sipas Prokurorisë, në këtë periudhë në Ekuador është bllokuar një sasi e madhe kokaine, në trafikimin e së cilës dyshohet të ketë qenë përfshirë Arbër Çekaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu