Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Manja thërret mbledhjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 15:23 | Politikë

Ndërsa përplasja e Presidentit dhe mazhorancës për ringritjen e Gjykatës Kushtetues ka qenë në fokus të zhvillimeve të ditëve të fundit, Ulsi Manja ka thirrur mbledhjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.

Mbledhja do të zhvillohet më 22 nëntor dhe do të ketë administrimin e opinionit paraprak dhe final të ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës.

Në mesin e tetorit u shpreh edhe Komisioni i Venecias në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit. Ku në opinionin final thuhej se në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e Qeverisjes vendore, vetëm në një situatë që plotëson e kushtet e një situate të jashtëzakonshme. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga konventat për të drejtat ndërkombëtare të njeriut”.

Por në raport thuhet edhe se: “Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore – megjithatë, këto akte mund të mos plotësojnë kriteret e kërkuara të një serioziteti të mjaftueshëm për shkarkimin e Presidentit”. Megjithatë, në fund, opinioni i Venecias ia la në dorë Parlamentit dhe përfundimisht Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi të ardhmen e Presidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani