Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Milot-Balldren”, nga Buxheti 500 milionë lekë fonde për 3 vitet e para

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 19:20 | Ekonomi

500 milionë lekë do të jepen për koncesionin e rrugës Milot-Balldren në tre vitet e para 2020-2023. Por nëse kompania e përzgjedhur realizon 25 për qind të punimeve gjatë kësaj periudhe, atëherë i gjithë buxheti do të rishikohet për të orientuar burimet buxhetore tek financimi i kësaj kontrate.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë

Deklarata është bërë nga ministria e Financave, Anila Denaj në komisionin parlamentar të ekonomisë, ku vijon diskutimi i projektbuxhetit 2020.

Kryefinancierja Denaj ka shpjeguar përpara deputetëve, në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur një ditë më parë nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku për mungesë fondesh, se përveç kontratave koncensionare, projektet e tjera të infrastrukturës do të financohen në rast se do të ketë tepricë në realizimin e  të ardhurave.

Buxheti për investimet publike vitin e ardhshëm parashikohet të ulet me 4.3% kundrejt atij këtij viti. Në ulje është edhe kundrejt Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, nga 5.1% e GDP-së këtë vit në 4.7% vitin e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani