Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Nëna me 2 fëmijët çoi 560 kg hashash me varkë në Greqi

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 15:32 | Kronikë
Nëna me 2 fëmijët çoi 560 kg hashash me varkë në

Policia greke shkatërroi një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt shtetit fqinj, ku në qendër të kësaj linje ishte truproja i 2 këngëtarëve të njohur grekë.

Siç njoftojnë mediat vendase, në pranga ranë 5 persona, truproja grek, një i mitur vendas 16 vjeç dhe 3 anëtarët e një familjeje shqiptare, nëna dhe 2 fëmijët.

Në videon e publikuar nga policia greke duken pamjet ku trafikantëve iu sekuestruan 560 kg hashash në një magazinë në Korinth, drogë që vlente 840 mijë euro dhe që dyshohet se ishte sjellë me varkë nga Shqipëria.

Çmimi i një kilogrami hashash ishte 1600 euro. Nga hetimet rezulton se të arrestuarit po dërgonin në Greqi pako hashashi me kamionë. Policia greke po vijon hetimet për të zbuluar edhe anëtarë të tjerë të këtij rrjeti kriminal që organizonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani