Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Një SUV nga Aston Martin, 542 kuaj fuqi dhe një “prekje femërore”

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 13:34 | Teknologji

Aston Marin prezantoi të martën modelin e ri SUV, duke iu bashkuar listës së gjatë të kompanive të prodhimit të makinave luksoze sportive që ndërtojnë një model të tillë, si Lamborghini, Bentley dhe Rolls-Royce. Me modelin e quajtur DBX, Aston Martin shpreson të tërheqë një grup të ri blerësish. “Ky projekt e ka dërguar kompaninë në një territor të ri dhe frymëzues”, tha CEO Andy Palmer.

Në Shtetet e Bashkuara, çmimi për këtë makinë do të nisë nga 190 000 dollarë, rreth 40 000 dollarë më shtrenjtë se sa makina më e lirë Aston Martin, modeli Vantage.

Makina ka një motor 4 litra me 8 pistona dhe 542 kuaj fuqi, të ndërtuar nga divizioni AMG i Mercedes në Gjermani. Për format, modeluesit janë mbështetur te këshillat e pjesëtarëve femra të bordit të këshilltarëve të kompanisë, që përbëhet kryesisht nga femra që kanë në pronësi një Aston Marin. “Këshillat e tyre bënë që kjo makinë të mos jetë e mirë vetëm për meshkujt, por edhe për femrat”, tha Laura Schwab, presidente e Aston Martin për kontinentin amerikan.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani