Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Njihuni me Mini Cooper-in më të shpejtë në histori

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 19:03 | Teknologji

Në vitin 2012, Mini dhe dizenjuesi legjendar i Formula 1, John Cooper prezantuan të parin Mini John Cooper Works GP, një edicion special të makinës që ishte supersportivja e parë e vogël në botë.

7 vite më vonë vjen një version i përmirësuar i kësaj makine, që është modeli i rrugës më i shpejtë dhe i fuqishëm i markës britanike, falë motorit prej 4 cilindrash.

Ky motor ka një fuqi prej 306 kuajsh, që e bën këtë makinë që të arrijë nga 0 në 100 km/h në 5,2 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale deri në 265 km/h.

A2 CNN Livestream

Dita jonë