Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

PPE aprovon rezolutën: Sa më shpejt vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 19:34 | Politikë
PPE aprovon rezolutën: Sa më shpejt vendim pozitiv për negociatat

Partitë Popullore Europiane (PPE) aprovuan një draft-rezolutë emergjente gjatë Kongresit në Zagreb. Dokumenti fton Këshillin dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të marrin një vendim pozitiv sa më shpejt që të jetë e mundur për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, draft-rezoluta përmend efektet negative të mungesës së dritës jeshile gjatë Këshillit Europian të tetorit, ndërsa nxit vendet e Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me reformat e kërkuara.

Ndër të tjera, Partitë Popullore Europiane nënvizojnë në dokumentin e aprovuar se mungesa e çeljes së negociatave krijon kushte për zgjerimin e ndikimit të aktorëve të huaj në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë