Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Ronaldo do të rikthehet te United”

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 13:26 | Futboll
“Ronaldo do të rikthehet te United”

Cirstiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit për të bërë një kthim sensacional te Manchester United. Kështu të paktën pretendon gazetari spanjoll Eduardo Inda, i cili bëri këtë deklaratë gjatë një emisioni televiziv.

Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë lëvizje të mundshme është mosmarrëveshja me trajnerin Maurizio Sarri, por vendimi përfundimtar do të merret nëse Juventus nuk arrin të fitojë trofeun e Champions League gjatë vitit të dytë të porgugezit aty.

Para pushimit për shkak të ndeshjeve të skuadrave kombëtare, Ronaldo u zëvendësua në dy ndeshje nga Sarri, diçka që portugezit nuk i pëlqeu. Sarri deklaroi se CR7 ishte i dëmtuar, por kjo u hodh poshtë nga vetë lojtari për shkak se u paraqit në kombëtare duke luajtur, madje duke realizuar të dielën edhe golin e 99 me përfaqësuesen, në fitoren 2-0 kundër Luksemburgut.

Ronaldo ka luajtur më parë 6 sezone te Manchester United në vitet 2003-2009, duke shënuar 118 gola në 294 ndeshje. Aty fitoi tre herë Premier League, Kupën e Anglisë në vitin 2004 dhe Champions League në vitin 2008, para se të transferohej te Real Madrid në vitin 2009. Atje shënoi 450 gola në 438 ndeshje, në 9 vite, duke fituar dy herë titullin kampion dhe katër herë trofeun e Champions League.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani