Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Scarlett Johansson me bikini dhe pa Photoshop, shpërthejnë polemikat në Twitter

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 22:10 | Showbiz

Scarlett Johansson u bë tema e ditës pasi një media spanjolle vendosi një titull që kishte të bënte me formën e saj fizike, ndërsa në brendësi të artikullit ishte një foto e aktores së famshme me bikini.

34-vjeçarja ishte fotografuar në plazh me një bikini bojëqiell. Edhe pse në foto duket shumë në formë, media në fjalë kishte vendosur që artikullin ta titullonte “Barku i madh i Scarlett Johansson! Foto me bikini dhe pa Photoshop”.

Përdoruesit e Twitter-it nuk u përmbajtën, por njëzëri kritikuan dhe tallën median.

“Russell Crowe ka bark. Ajo që ka Scarlett Johansson është vepër arti. Femër perfekte”, lexohet në rrjetin social.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani