Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shtëpia ku lindi Hitleri do të kthehet në stacion policie

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 10:38 | Bota

Autoritetet në Austri po planifikojnë së fundmi që banesën ku ka lindur lideri i nazistëve Adolf Hitler ta kthejnë në një stacion policie.

Hitleri kaloi javët e para të jetës së tij në një ndërtesë të shekullit të 17 në qytetin Braunau am Inn dhe për këtë arsye ajo ka qenë objekt mosmarrëveshjesh për shumë kohë.  Për dekada me radhë, qeveria e kishte marrë me qera pronën për të ndaluar përpjekjet për ta kthyer ndërtesën në një objekt turistik të ekstremistëve të djathtë.

Një herë, banesa ku ka lindur Hitleri shërbeu në një qendër ditore për persona me aftësi të kufizuar, por pronarja e saj Gerlinde Pommer refuzoi planet për ta bërë atë më të aksesueshme për personat që përdornin karroca dhe kundërshtoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë ose për të bërë rinovime.

Në vitin 2014 u mendua që të kthehej në një qendër për pritjen e emigrantëve, por edhe ky plan dështoi.

Qeveria e mori në kontroll shtëpinë në vitin 2016 përmes një urdhri për blerje të detyrueshme për një çmim 810 mijë euro dhe që prej asaj kohe ka pasur debate të gjera për fatin e ndërtesës. Disa mendojnë se ajo duhet të shkatërrohet ose digjet, ndërsa të tjerë kërkojnë që të përdoret për bamirësi.

Në një deklaratë për shtyp ministri i Brendshëm, Wolfgang Peschorn deklaroi se “Përdorimi në të ardhmen nga policia duhet të dërgojë një mesazh të pagabueshëm që ndërtesa nuk do të rikthejë edhe njëherë kujtimet e Nacional Socializimit.”

Hitleri lindi në Braunau am Inn në 20 prill të vitit 1889. Familja qëndroi për disa javë në një apartament të ndërtesës në fjalë, përpara se të zhvendosej në një adresë tjetër. Ata u larguan nga qyteti kur Hitleri mbushi 3 vjeç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë