Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Skema e re e Tatimeve, ekspertët: Taksë të varfërve për të mbushur buxhetin

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 17:08 | Ekonomi
Skema e re e Tatimeve, ekspertët: Taksë të varfërve për

Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë për skemën e tatimeve. Sipas tyre, kjo bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit. Ata e konsiderojnë këtë ndryshim të ri si taksim të të varfërve dhe që rrezikon të shtojë evaizonin dhe informalitetin.

Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka shprehet: “Është një politikë “ad hoc”. Dikush e ka përmendur dhe pastaj e kanë prezantuar. Unë nuk kam shpresë se do të ketë ndonjë ndikim. Nuk është se kemi “gjuajtur” tek ai targeti i popullsisë që do të donim të kishim një vëmendje të shtuar. Do të ketë sërish evazion, pasi njerëzit nuk do ta deklarojnë një nga pagesat ose do të ulë tavanin e të dyja pagesave”.

Ndërsa ish-zv/drejtori i Tatimeve, Flobenc Dilaveri thekson: “Nuk është nismë për të vendosur barazi përsa kohë që ne e dimë se 5% e biznesit dhe popullsisë kanë favorizime maksimale dhe 95% tjetër po mban barrën e taksave dhe detyrohen të mbushin buxhetin nga gropat e krijuara ditë pas dite. Kështu lindin këto shpikjet e vogla që mendohet se do të ndikojnë pozitivisht, por në gjykimin tim është thjesht një barrë e shtuar fiskale për njerëzit që jetojnë për mbijetesë”.

Të njëjtin mendim ka edhe Sotiraq Dhamo, i cili nënvizon: “Kjo është goditje ndaj shtresës së mesme. Nuk mendoj se të ardhurat sigurohen nëpërmjet goditjes së kësaj shtrese. Sa më i madh presioni fiskal, aq më shumë tendencë do të kemi për evazion.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani