Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tifozët e Romës në ankth, ekipi mund të kalojë nga një amerikan, në një...tjetër

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 22:48 | Futboll

Roma nuk po kalon një moment shumë të mirë në Serie A, por vëmendja e tifozëve në ditët e fundit nuk është përqendruar në ndeshjet e ardhme ose në golat e Zaniolos në Kombëtare, por te lajmi i interesimit të një grupi të interesuar për blerjen e ekipit të kryeqytetit italian.

Sipas mediave italiane, pronari i ekipit, italo-amerikani James Pallotta ka disa muaj po kërkon partnerë për të vazhduar drejtimin e Romës, por ditët e fundit ka dalë në pah një tjetër sipërmarrës që dëshiron madje ta zëvendësojë atë.   

James Pallotta, pronari i sotëm i Romës, nuk ka hyrë kurrë në zemrat e tifozëve

Bëhet fjalë për amerikanin Dan Friedkin, sipërmarrës dhe një nga përfaqësuesit e gjigandit japonez Toyota në SHBA, i cili do të ishte gati të shpenzonte deri në 700 milionë euro, por vetëm pasi klubi i njohur italian të zhbllokojë pengesat disa vjeçare që kanë bllokuar ndërtimin e stadiumit privat, ku nuk kanë munguar edhe skandale korrupsioni dhe arrestime në këshillin bashkiak.  

Edhe pse klubi verdhekuq deklaron 290 milionë euro borxhe, edhe sipërmarrës të tjerë kanë shprehur interes, si ish-presidenti i Disney Michael Eisner.

A2 CNN Livestream

Dita jonë