Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tottenham nuk humb kohë, gjen pasuesin e Pochettino

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 08:52 | Futboll
Tottenham nuk humb kohë, gjen pasuesin e Pochettino

Nuk kaluan 24 orë nga shkarkimi dhe Tottenham ka gjetur pasuesin e trajnerit Mauricio Pochettino.

Në një komunikatë zyrtarë të publikuar në faqen zyrtare të klubit, bëhet me dije së është pikërisht Jose Mourinho zëvendësuesi i argjentinasit në krye të Tottenham Hotspur.

Pochettino u shkarkua nga detyra ditën e martë për rezultatet e dobëta të arritura gjatë këtij sezoni edhe pse vetëm 6 muaj më parë e kishte çuar ekipin në finalen e Champions League.

“Jose është një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit. Ai është i mbushur me eksperincë, mund të frymëzojë ekipin dhe është një takticien shumë i mirë. Ai ka fituar tituj në çdo klub që ka qenë. Mendojmë se do të sjellë energji të reja në ekip”, shkruan kreu i Tottenham, Daniel Levy.

Edhe trajneri Mourinho shprehu kënaqësinë e tij që u bë pjesë e Tottenham. Për të është klubi i tretë që drejton në Premier Leaguen angleze. “Jam i gëzuar që iu bashkova këtij klubi emblem dhe më mbështetës kaq të zjarrtë”, shprehet portugezi.

Ende nuk dihen detajet e kontratës së Jose Mourinhos me Tottenham, të cilat pritet të zbardhen në orët në vijim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë