Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Veliaj: Aeroporti t’i kalojë Tiranës, ligj i veçantë për kryeqytetin

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 12:36 | Politikë

Erion Veliaj kërkon korrigjimin e kufijve territorial të Tiranës. Pesë vite pas Reformës Administrative, Kryebashkiaku shpreh pakënaqësitë që Aeroporti i Rinasit dhe rruga që e lidh me kryeqytetin janë  lënë jashtë vijës së verdhë të Tiranës.

Rishikimi i kufijve për Veliajn do të zgjidhte edhe çështjen e investimeve në këtë zonë. “Nuk mundet aeroporti i Shqipërisë të jetë në Fushë-Krujë. Dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Për Bashkinë e Vorës dhe Krujës, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vet, fizike dhe mundësive”, tha Veliaj.

Një tjetër kërkesë e Veliajt është miratimi i ligjit për kryeqytetin. Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e Shoqatës për Autonomi Vendore, kreu i Bashkisë e krahason Tiranën me Londrën dhe Parisin.

“Ka një ligj për Parisin, Romën, ka edhe një ligj për Prishtinën. Konsumi në kryeqytet është shumë më i madh. Rrugët e Tiranës buxhetohen për banorë, por në fakt duhet buxhetuar për përdorues. Kostot e qytetit nuk llogariten më për banorë, por për përdorues”, u shpreh ai.

Dy nismat ligjore të bashkisë do t’i dërgohen Parlamentit, por që në këtë mbledhje Veliaj mori garancinë e kartonëve jeshilë, jo vetëm nga mazhoranca. “Mirëkuptimin e opozitës e kemi, sepse janë gjëra teknike dhe nuk ka gjë politike në mes. Ashtu siç ligji për kryeqytetin e kanë të gjitha vendet, ndoshta tani është momenti për ta bërë një gjë të tillë”, tha Bashkim Fino.

Ndërsa si kryetar i Shoqatës për Autonomi Vendore, Veliaj kërkoi që Qeveria të zbatojë ligjin për grantin e pakushtëzuar ndaj bashkive në masën 1% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar. Në komision mungonte kryetarja e Shoqatës së Bashkive të djathta, Voltana Ademi, që sipas socialistëve, kishte refuzuar ftesën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani