Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

A2 publikon listën me emrat e shtetasve shqiptarë në kampin Al Hawl

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 21:51 | Aktualitet

Një javë më parë, A2 solli për herë të parë dëshmitë nga kampi Al Hawl. Një operacion sa i vështirë edhe profesional, ku në fokus ishte situata me shqiptarët në atë kamp. Nga informacionet tona më shumë se 80 shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në atë kamp, shumica e të cilëve janë fëmijë.

A2 solli sot fakte që, përveç informacionit që mund të japë për familjarët, ndoshta më shumë mund t’i shërbejnë vetë shtetit. Janë pikërisht listat emërore të personave shqiptarë dhe jo vetëm, që ndodhen në këtë kamp. Janë të shkruara me shkrim dore dhe janë shkruar pikërisht nga gratë e kampit. Shumë prej tyre kanë marrë në mbrojtje jo vetëm fëmijët e tyre, por edhe fëmijë të tjerë që kanë mbetur jetimë, pas sulmeve që kanë marrë jetën e prindërve.

Më poshtë, mund të lexoni listën me emrat, datëlindjet dhe vendlindjet e shqiptarëve në kampin Al Hawl:

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani