Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

I kërkoi para për bukë, ekzekutohet me gjakftohtësi e pastreha

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 12:06 | Bota

Pamje të tmerrshme vijnë nga një kamera sigurie në Rio de Janeiro të Brazilit, ku një 31 vjeçare e pastrehë u ekzekutua me pistoletë disa sekonda pasi i kërkoi një personi t’i jepte 25 cent për të blerë bukë.

Vajza e quajtur Zilda Henrique dos Santos, u filmua ndërsa tentonte t’i tërhiqte vëmendjen Aderbal Ramos de Castro, ndërsa ecte në mes të rrugës, për të marrë prej tij disa para të thyera.

Burri vijoi ecjen e tij duke e injoruar deri në momenti që mes tyre nisi një shkëmbim fjalësh. Kamerat më pas e fiksuan atë ndërsa nxjerr një pistoletë të kalibrit 39 dhe e qëllon me gjakftohtësi të plotë 31-vjeçaren.

Vajza u dërgua nga kalimtarët e tjerë në spital, ku ndërroi dhe jetë për shkak të plagës së marrë. Autori është vënë në prangat e policisë dhe ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë