Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kasapi: Asnjë grua shqiptare në kamp nuk ishte e radikalizuar

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 21:55 | Aktualitet
Kasapi: Asnjë grua shqiptare në kamp nuk ishte e radikalizuar

Gazetari i A2, Jul Kasapi, i cili udhëtoi në Siri në kampin famëkeq Al-Hawl, ku qëndrojnë qindra fëmijë dhe gra të luftëtarëve të ISIS, të vrarë apo të burgosur, shprehet se asnjëra nga grate shqiptare nuk ishte e radikalizuar.

“Unë besoj se edhe shteti i ka mundësitë për rehabilitimin e tyre nëse do të kishte radikalizim. Por unë ju them se asnjëra nuk ishte e radikalizuar. Kemi dëgjuar që shteti shqiptar po punon, por nuk e dimë ku ka mbërritur. Minimalisht, ministri i Brendshëm mund të kontribuojë sadopak për ndihmën që mund t’u jepet fëmijëve. Shteti duhet të bëjë më shumë", deklaroi Jul Kasapi.

"Ende nuk dimë deri ku ka arritur puna e shtetit, por lista është një ndihmesë e madhe për strukturat shqiptare. Aty ka edhe emra që janë me shtetësi kosovare dhe maqedonase, por mbeten për t’u verifikuar”, theksoi gazetari i A2.

A2 CNN Livestream

Dita jonë