Gazetari i A2, Jul Kasapi, u shpreh se “autoritetet kurde kanë bërë thirrje që të gjitha shtetet të marrin qytetarët e tyre nga kampet në Siri” dhe “Kosova i është përgjigjur, ndërsa shteti shqiptar jo”.
“Situata tani është e vështirë, por kjo nuk do të thotë që shteti të mos e gjejë momentin për të tërhequr shqiptarët. Përditë vdesin fëmijë në atë kamp, ditën është 33 gradë celcius, ndërsa natën temperatura bie në 4 gradë. Ka grupe meshkujsh që futen në kamp dhe tentojnë të vrasin njerëz, fusin mina dhe bomba, djegin çadra, uji nuk është i pijshëm dhe sipas autoriteteve të Kurdistanit, shteti nuk ka menduar as të dërgojë ndihma për ata fëmijë”, shpjegoi Jul Kasapi.