Makinat më të veçanta në “Los Angeles Auto Show” – A2

Makinat më të veçanta në “Los Angeles Auto Show”

Një përzierje mes makinës së të ardhmes dhe atyre nga e shkuara, SUV për terrene të vështirë, shpikje inovative që e bëjnë makinën edhe më të veçantë. Këto janë disa nga detajet e makinave që kanë mbërritur në “Los Angeles Auto Show”, të konsideruar gjerësisht si një prej panaireve më të mëdhenj të makinave në botë.

Volkswagen, Mercedes, Aston Martin janë disa prej markave që kanë zbuluar modele vërtet spektakolare që shumë shpejt do të dalin në rrugë, për përdorim të gjerë.