Një automjet tenton të çajë rrethimin e Shtëpisë së Bardhë

real white house 1100x620

Shërbimet Sekrete amerikane bëjnë me dije se kanë ndaluar një automjet që tentoi të hynte Brenda rrethimit të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Makina e paidentifikuar tentoi të hynte në rrethimin e një prej ndërtesave me sigurinë më të lartë në botë duke ndjekur nga pas një tjetër mjet që kishte hyrë në mënyrë të rregullt në pikën e kontrollit.

Makina u ndalua menjëherë nga Shërbimet Sekrete dhe personi që e drejtonte atë u arrestua. Ende nuk ka detaje të hollësishme për ngjarjen.