Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen heroinë dhe armë

policiaaaa 1100x620
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë gjatë natës ku ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojeve të forta.

Policia njofton se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe lënde narkotike heroinë, armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.

Operacioni antidrogë është ende duke vijuar dhe deri tani janë shoqëruar disa persona në ambientet e policisë.