Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Para takimit me LDK, Kurti: Kryeministri nuk diskutohet, flasim për ministritë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 16:18 | Kosova
Para takimit me LDK, Kurti: Kryeministri nuk diskutohet, flasim për

Albin Kurti Ika idetë e qarta. Në pritje të takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që mbahet të premten, ai thotë se nuk ka mbetur shumë për të diskutuar lidhur me formimin e qeverisë së ardhshme.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli i Kosovës më 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme. Ne këmbëngulim në harmonizimin tonë programor. Duhet të gjendet edhe një formulë për ndarjen e këtyre përgjegjësive, por unë nuk mund të flas tani se këtë e lëshoj e këtë nuk e lëshoj”, tha Kurti.

Ai shtoi më tej se në diskutimin e Mustafën do të ketë vend edhe negociatat lidhur me postin e kreut të shtetit. “Ne do të diskutojmë me Mustafën për postin e Presidentit, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta dhe ato karrige të zbrazëta janë të Kryeministrit dhe Kryetari të Kuvendit dhe unë besoj se kjo është detyrë më urgjente që kemi”.

Edhe njëherë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Listën Serbe, pasi në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është hasur presion i madh ndaj qytetarëve dhe manipulime me votat gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit. Megjithatë konfirmoi detyrimin kushtetues që një ministër do t’i përkasë këtij komuniteti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë