Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Profesori amerikan: Kam kaluar vite duke analizuar fotografitë, në Mars ka insekte

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 18:11 | Lifestyle

“Në Mars ka patur dhe ka ende jetë”. Nuk është slogani i një seriali në Netflix, por deklarata e bujshme e një profesori të Universitetit të Ohio, në Shtetet e Bashkuara, thelbi i një ligjërate konferencën vjetore të Shoqatës së Entomologjisë, asaj pjese të shkencës që studion insektet.

Profesor William Romoser, një nga autoritetet amerikane në njohurinë e insekteve

William Romoser ka kaluar disa vjet duke studiuar çdo piksel të fotografive që vinin nga “planeti i kuq” nga sondat dhe robotët Viking, Pathfinder dhe veçanërisht Curiosity, dhe ka ardhur në përfundimin që disa nga ato dritëhije që fillimisht janë injoruar nga NASA janë në të vërtetë prova e ekzistencës së jetës në atë planet.

Shkencëtari thotë se ka parë elementë të ndryshëm të trupit, fletët dhe antenat e disa krijesave që ai përcakton si insekte, madje në një pamje ai thotë se ka pikasur fluturimin e njërit prej tyre.

Romoser deklaroi që janë edhe të qarta pamjet e disa pellgjeve uji. “Kemi të bëjmë me një bazë solide të dhënash që kërkon thellime të mëtejshme”, përfundoi Romoser.   

Kolegët e tij ndahen në ato që mohojnë mundësinë dhe ata që mendojnë se provat e tij nuk janë të mjaftueshme.

https://a2news.com/2019/11/13/kush-merr-fryme-ne-mars-te-dhenat-e-sondave-per-oksigjenin-po-tronditin-shkencetaret/

Por të gjithë janë dakord që misionet e ardhshme, duke filluar nga ajo që nis vitin  e ardhshëm për të përfunduar në 2021, mund të japin përgjigje më të qarta dhe ndoshta të bujshme mbi “planetin e kuq”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë