Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Sheqer jashtëtokësor! NASA: Substanca erdhi në tokë nga meteorët

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 14:36 | Lifestyle

Meteorët që janë rrëzuar në tokë, miliarda vite më parë përmbanin sheqer. Zbulimi është bërë nga NASA dhe mbështet idenë që asteroidët mund të kenë në përbërje këtë përbërës të rëndësishëm për jetën tonë.

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë dolën në këtë përfundim, pasi analizuan 3 meteorë, përfshirë njërin që u rrëzua në Australi në vitin 1969.

Prej vitesh, NASA po studionte mundësinë e gjetjes së substancës së sheqerit në trupat qiellorë. Në një përfundim të tillë, shkencëtarët dolën vetëm pasi përdorën acid hidroklorik dhe ujë në punën e tyre kërkimore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë